LUAJ TANI



Jemi të lumtur t'ju njoftojmë që Aktivomania tani është gati online, bëhuni ndër të parët që do të shijoni lojën. Kënaquni!!!

Kjo është lojë e aktivizmit qytetar dhe përfshinë tre role::
• Kandidatë
• Votuesit, dhe
• Stafin zgjedhor

Ka tre lloje zgjedhjesh:
• Zgjedhjet për Kuvendin e Komunal
• Zgjedhjet për Kryetar të Komunës
• Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës.

Ju mund të zgjedhni disa skenare (lojtar të ndryshëm, zgjedhje të ndryshme) të cilat japin rezultate të ndryshme dhe e bëjnë këtë lojë shumë argëtuese për të luajtur shumë herë.

Ju mund ta luani këtë lojë në dy mënyra:
• Lojtar i vetëm: Offline kundër robotave (lojtarëve virtual),
• Shumë lojtarë: Online kundër lojtarëve tjerë online /robotave (lojtarëve virtual)

Ju mund të luani Aktivomania në të gjitha platformat ueb dhe mobile me sisteme operative të ndryshme duke përfshirë: Microsoft Windows, iOS dhe Android. Po ashtu Aktivomania mund të luhet në të gjithë shfletuesit: Chrome, Explorer, Firefox dhe Safari.

Shkarko lojën në Play Store dhe App Store sa më parë.

Para se të luani lojën kryesore, ju duhet të luani një tjetër mini lojë e cila quhet “Regjistro një Parti” dhe mbledhni pika/përkrahje. Kur ju të keni mbledhur pikë të mjaftueshme, ju mund të regjistroni një parti politike dhe të vazhdoni të luani lojën kryesore.

Loja kryesore është lojë me radhë me katër lojtar. Loja luhet në një tablë ku shfaqet një hartë me të gjitha komunat e Kosovës

Qëllimi i lojës është që të eliminohen lojtarët e tjerë. Fito mbi 50% të territorit të Kosovës dhe bëhu fitues i lojës së zgjedhjeve.

Në mënyrë që të fitoni komunat, ju duhet të luani disa mini lojëra të tilla si mini loja "Fjalimi Publik" dhe mini loja "Fito një debat".

Ju po ashtu mund të luani "Votimi", një lojë e krijuar si mënyrë argëtuese për të mësuar në lidhje me procesin e votimit. Ju zgjedhni një shteg përgjatë qendrës së votimit dhe fitoni pikë për përgjigjet e sakta në pyetjet përgjatë rrugës.

Kënaquni me lojën !!!

KARAKTERI

Yll Krasniqi

Yll Krasniqi dizajner grafik dhe i pelqen të ndihmoj në pastrimin e qytetit

Sonia Todorović

Sonia Todorović është gjeograf dhe udhëheqës departamentit hartografik të qytetit

Artan Bajrami

Artan Bajrami është mësues dhe mban kurse të gjuhës angleze falas për femijët

Rona Beka

Rona Beka është ndërmarrës dhe drejtor i klubit të futbollit Mitrovica

Edis Fazlić

Edis Fazlić është anëtar i shoqatës për mbrojtjen e ambientit

Nita Gashi

Nita Gashi është fotografe profesionale dhe aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.

Hasan Aliaj

Hasan Aliaj është shërbyes civil në Komunë dhe vullnetar në Kryqin e Kuq

Zana Fetahu

Zana Fetahu muzikante dhe drejtoreshë e qendrës së kulturës

KONTAKTI

Na dërgo një porosi